Me dashuri t’a fala zemrën,
Me duart e Tua e ngrohe gjatë,
Me flakët e zemrës mbështolla trupin,
Në mes të flakëvë rrojta gjatë.
Me dashuri ushqeva shpirtin,
Me të u enda skaj më skaj,
Me dashuri e deha trupin,
Me trup të dehur rrojta gjatë!
(Manjola Shyti_Me dashuri ushqeva shpirtin)
