|
Është mbyllur edhe java e 20-të kategorinë Superiore në futboll, javë kjo që nisi të premten në qytetin e Ersekës me ndshjen Gramozi-Dinamo të fituar nga blutë e kryeqytetit 0-1 me një gol në limitin e ndeshjes nga argjentinasi Timparano. Të shtunën ishin planifikuar të luheshin edhe tre takime të tjera por ndeshja Skëndërbeu-Teuta është anulluar për shkak të dëborës. Në dy takimet e tjera që u luajtën të shtunën bie në sy fitorja e Vllaznisë në Tiranë kundër kampionëve në fuqi të Tiranës 0-1 më një gol në të 35' nga Bekim Bala. Fitorë minimale ka arritur dhe Laçi në fushën e tij duke mundur Shkumbinin e Peqinit 1-0 më një gol të Arlind Norës nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37. Të djelën është përmbyllur java e 20-të me dy ndeshjet e fundit, Besa-Kastrioti 1-0 me nje gol të shënuar nga Danjel Xhafaj dhe Flamurtari-Apollonia 2-0 me dy gola të Elton Gramit dhe Migen Memellit. FT - E diel, 07 Shkurt ora 14:00 Flamurtari vs Apolonia 2 : 0
FT - E diel, 07 Shkurt ora 13:00 Besa vs Kastrioti 1 : 0
FT - E shtunë, 06 Shkurt ora 14:00 Laci vs Shkumbini 1 : 0
FT - E shtunë, 06 Shkurt ora 14:00 Tirana vs Vllaznia 0 : 1
FT - E shtunë, 06 Shkurt ora 00:00 Skenderbeu vs Teuta :
FT - E premte, 05 Shkurt ora 13:00 Gramozi vs Dinamo 0 : 1
1 Dinamo 20 51 2 Besa 20 39 3 Tirana 20 32 4 Laci 20 28 5 Shkumbini 20 27 6 Teuta 19 26 7 Apolonia 20 25 8 Kastrioti 20 25 9 Vllaznia 20 22 10 Flamurtari 20 21 11 Gramozi 20 18 12 Skenderbeu 19 15 Java 21
KASTRIOTI - APOLONIA
DINAMO - BESA
TEUTA - GRAMOZI
VLLAZNIA - SKENDERBEU
SHKUMBINI - TIRANA
LACI – FLAMURTARI
|