Shqiplive.info

Forumi i shqiptarëve për të ndihmuar njëri tjetrin
Ora E Mërkurë Shtator 08, 2010 3:17 am




Posto temë të re Përgjigju temës  [ 1 postim ] 
Autori Mesazh
 Subjekti postimit: Flamurtari-Besa 3-0 (ndeshje e shtyrë)
Postimi riPostuar: E Mërkurë Shkurt 03, 2010 6:59 pm 
Jo në linjë
Pioner

Antarësuar: E Djelë Prill 05, 2009 2:07 pm
Poste: 36
Eshtë riluajtur ndeshja e shumëpërfolur mes Flamurtarit dhe Besës, e cila u përshkrua nga probleme të shumta herën e parë, kur përfundoi 1-0 për vlonjatët. Reklamimi i bërë nga klubi kavajas, nisur nga fakti se gjyqtari ndërroi mendje 3 herë brenda 10 minutave për një penallti, e detyroi Komisionin e Disiplinës në FSHF që ta konsideronte gabim teknik këtë gjë dhe ndeshja të riluhej. Kështu, të mërkurën e sotme, datë 3 shkurt 2010, në stadiumin pa tifozë të Vlorës, të dyja skuadrat janë vënë përballë njëra-tjetrës. Me Flamurtarin, që kërkonte medoemos 3 pikët, për t’iu larguar sadopak vendit të fundit në renditje, dhe me Besën, që nuk donte të distancohej më shumë nga Dinamo e vendit të parë. Por, krejt ndryshe nga pritshmëritë, në ndeshjen e riluajtur është shfaqur një Besë, që vetëm emrin kishte të tillë, pavarësisht formacionit titullar që ka përdorur trajneri Shpetim Duro. Lojtarë të skuadrës kavajase, që mezi lëviznin nëpër fushë, a thua i kishe futur me zor në luanin, gabime foshnjarake që në pasimin e parë të topit, mungesë qartësie në organizim dhe një sulm, me Sinanin dhe Cikalleshin, të shkëputur tërësisht nga pjesa tjetër e grupit. Në këtë mënyrë, i është lehtësuar mjaft puna Flamurtarit, që ka fituar me një rezultat krejt të papritur, 3-0. Tre gola për tri pikë të arta, që ngjallin shpresë në kampin vlonjat për vijimësinë e garës, ndërkohë që mbi Besën hidhen hije të forta dyshimi. Nuk po themi dyshime ekstrafutboll “fair-play“, por dyshime mbi vlerat reale të saj, për të rivalizuar Dinamon në luftën për titull kampion, sikurse vijojnë të deklarojnë drejtuesit e saj. Madje, me cka shfaqi në Vlorë, në riluajtjen e ndeshjes së javës së 18-të, me Flamurtarin, vë në rrezik serioz edhe vendin e dytë, që sulmohet nga kampionët në fuqi, Tirana. Pavarësisht emrave të spikatur të futbollit shqiptar, që ka në gjirin e saj Besa, në Vlorë të gjithë ishin hija e vetvetes, krejt të mpirë, pa dëshirë për të luajtur, aq më tepër për të fituar. Në këtë mënyrë, tërë ajo luftë që bëri presidenti Bizhdili, si fillim për ta marrë fitoren në tavolinë, pastaj për ta riluajtur ndeshjen, i ngjau asaj shprehjes popullore: “U mbars mali e polli një mi“. Në radhët e vlonjatëve gëzimi për këtë fitore ka qenë i ligjshëm, sepse e shohin veten me 18 pikë tashmë, aq sa edhe gramozi, duke ia lënë fundin e renditjes Skënderbeut. Ka rënë në sy loja e mirë e Memellit për vlonjatët, i cili ka fituar një penallti, të kthyer në gol nga Sakaj, në pjesën e parë, por ka dyfishuar dhe siguruar fitoren e Flamurtarit në pjesën e dytë. Golin e tretë e ka shënuar shqiptaro-maqedonasi Lena, në minutën e 83-të.


Ngjitu lart
 Profili Dërgo mesazh privat  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rrjeshto sipas  
Posto temë të re Përgjigju temës  [ 1 postim ] 


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor


Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Ju nuk mund të fshini postimet tuaja
Ju nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kalo tek:  
cron
copyright shqiplive.info © copyright shqiplive.info te gjtha te drejtat e rezervuara | Violaceous by: Matt