Shqiplive.info

Forumi i shqiptarëve për të ndihmuar njëri tjetrin
Ora E Mërkurë Shtator 08, 2010 3:12 am




Posto temë të re Përgjigju temës  [ 1 postim ] 
Autori Mesazh
 Subjekti postimit: Superliga java 19-të
Postimi riPostuar: E Djelë Janar 31, 2010 6:35 pm 
Jo në linjë
Pioner

Antarësuar: E Djelë Prill 05, 2009 2:07 pm
Poste: 36
Kanë përfunduar edhe takimet e vlefshme për javën e 19-të të Superligës Shqiptare në futboll. Kjo javë ka ngritur siparin të premten me ndeshjen Shkumbini-Flamurtari të fituar 2-1 nga peqinasit me një dopjetë të Ilirjan Çaushajt nga pika e bardhë e penalltisë përkatësisht në minutat 5 dhe 65, Franc Veliaj ka barazuar përkohësisht për vlonjatët në të 27'. Flamurtari ka patur mundësinë më të mirë të marrë një pikë në këtë sfidë por blerja më e re e Flamurtarit, Migen Memelli ka gabuar duke mos shënuar nga penalltia. Me këtë fitore Shkumbini arrin kuoten e 27 pikëve dhe mban vëndin e 4-të ndersa keq paraqitet situata në kampin vlonjat ku Flamurtari me 15 pikët e deri tanishme mban vëndin e parafundit dhe janë me një këmbë në Kategorinë e Parë. Të shtunën janë luajtur edhe 3 takime të tjera në kuadër të javës së 19-të ku Dinamo duket se nuk njeh rivalë dhe marshon e sigurtë drejt titullit kampion. Blutë e Kryeqytetit kanë shpratalluar Skënderbeun e Korçës 3-0 duke i prerë këtij të fundit biletën për një kategori më poshtë. Golat për Dinamon janë shënuar nga A.Muca 12′, Malarcane 20′, Vila 69’. Në Durrës Tirana bën autokritikë dhe arrin të mposhtë Teutën vëndase 0-1 me një gol të Sebino Plakut në minutën e 38' që do të jetë vendimtar deri në fund. Tirana e mbyll takimin me një lojtar më pak pas ndëshkimin me karton të kuq të Andi Lilës. Kastrioti i Krujës bën një hap gjigand drejt qëndrimit në Superligë pasi mposht një kundërshtar direkt siç është Gramozi i Ersekës 1-0. Te djelen mbyllet java e 19-të me dy takimet ku më interesanti ka qënë ai i luajtur në "Loro Boriçi" midis Vllaznisë dhe Laçit të përfunduar me fitoren e miqve nga Kurbini 1-2 me golat e Arlind Norës që bëri të pavlefshëm golin e Bekim Balës për shkodranët. Në ndeshjen e Fierit Apolonia-Besa janë miqtë ata nga Kavaja që marrin pikët e plota duke fituar pastër 0-2 me autor Vioresin Sinanin dhe Danjel Xhafajn.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 19-të

29.01.2010

SHKUMBINI - FLAMURTARI 2-1 (1-1)

Shënues: Caushaj 15’, 55’ (pen) / Veliu 25’



30.01.2010

TEUTA - TIRANA 0-1

Shënues: Plaku 38’

KASTRIOTI - GRAMOZI 1-0

Shënues: Shameti 41’

DINAMO - SKENDERBEU 2-0

Shënues: A.Muca 12′, Malarcane 20′, Vila 69’



31.01.2010

APOLONIA - BESA 0-2

Shënues: Sinani 27’, D.Xhafaj 37’

VLLAZNIA – LACI 1-2

Shënues: Bala 36’ / Nora 57’, 76’

Renditja pas javës së 19-të

1. DINAMO 48 pike
2. BESA (-1) 36 pike
3. TIRANA 32 pike
4. SHKUMBINI 27 pike
5. TEUTA 26 pike
6. LACI 25 pike
7. APOLONIA 25 pike
8. KASTRIOTI 25 pike
9. VLLAZNIA 19 pike
10. GRAMOZI 18 pike
11. FLAMURTARI (-1) 15 pike
12. SKENDERBEU 15 pike

Java 20

FLAMURTARI - APOLONIA

BESA - KASTRIOTI

GRAMOZI - DINAMO

SKENDERBEU - TEUTA

TIRANA - VLLAZNIA

LACI – SHKUMBINI


Ngjitu lart
 Profili Dërgo mesazh privat  
 
Trego postimet nga i fundit:  Rrjeshto sipas  
Posto temë të re Përgjigju temës  [ 1 postim ] 


Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Yahoo [Bot] dhe 1 vizitor


Ju nuk mund të hapni tema të reja
Ju nuk mund të postoni përgjigje
Ju nuk mund të modifikoni postimet tuaja
Ju nuk mund të fshini postimet tuaja
Ju nuk mund të bashkëngjisni skedarë

Kalo tek:  
cron
copyright shqiplive.info © copyright shqiplive.info te gjtha te drejtat e rezervuara | Violaceous by: Matt