Hosting per ju

exSonex Professional IT Solution

Video Search Shqiplive

Ndahet nga jeta regjisori Ibrahim Muça

Në datën 4 Janar të vitit 2010 në Tiranë, pas një infarkti në zemër ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në moshën 66-të vjeçare,regjisori i mirënjohur Ibrahim Muça. Regjisori i mirënjohur ka lindur në qytetin e Vlorës më 8 Dhjetor 1944. Pas mbarit të studimeve pas universitare fillon punën si regjisor pranë Kinostudjos "Shqipëria e Re" ku do të realizojë regjinë e mjaft filmave të dashur nga publiku mbarë shqiptar. Si psh.: filmin "Dimri i fundit" në vitin 1976, filmin “Nusja dhe shtetrrethimi” në vitin 1978, filmin "Liri a vdekje" në vitin 1979, filmin "Apasionata" në vitin 1983, filmin "Telefoni i një mëngjesi " në vitin 1987, filmin "Një djalë edhe një vajzë" në vitin 1990 etj.

Biografia

Ibrahim Muça ka lindur në Vlorë në 8 Dhjetor 1944. Që gjatë shkollës shtatë vjeçare aktivizohet me grupet kulturore duke pasur si ëndërr profesionin e aktorit. Në shkollën e mesme për arsye të mbylljes për një vit në vitin 1958 të Liceut Artistik regjistrohet në Politeknikumin "7 Nëntori" (sot Politeknikumi "Harry Fultz"). Pas përfundimit të shkollës së mesme është i detyruar të nis studimet e larta në Fakultetin mekanik në Universitetin e Tiranës por i braktis ato dhe kthehet në qytetin e Vlorës ku punon si mekanik por duke marrë pjesë edhe në aktivitetet kulturale të zhvilluara nga Estrada e Vlorës. Më pas do të filloj studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Pas përfundimit të studimeve në vitin 1969 fillon punën si asistent regjisor në Kinostudion "Shqipëria e Re". Pas katër vitesh pune si asistent regjisor në vitin 1974 nis kursin dy vjeçar pas-universitar si regjisor të cilin e mbaron në vitin 1976. Si punim diplome do të jetë regjia e filmit "Dimri i fundit". Më tej do të vazhdonin disa filma të tjerë ku mund të përmendim filmin “Nusja dhe shtetrrethimi” në vitin 1978, filmin Liri a vdekje" në vitin 1979, filmin "Në prag të lirisë" në vitin 1981, filmin "Apasionata" në vitin 1983, filmin "Telefoni i një mëngjesi " në vitin 1987, filmin "Një djalë edhe një vajzë" në vitin 1990 etj. Në vitin 1983 Ibrahim Muça do të kurorëzohej me Kupën e Festivalit të V-të të Filmit Shqiptar për regjinë e filmit “Njeriu i mirë”. Po me ketë film do të marri pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Kajros ku do të vlerësohet me Çmimin e Jurisë. Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 4 Janar të vitit 2010.





Regjisor

Film Artistik


"Macet në dëborë"

“Një ditë e mrekullueshme-Un Giorno Meraviglioso”

2000 -- Dëshpërimisht

1990 -- Një djalë edhe një vajzë

1987 -- Telefoni i një mëngjesi

1985 -- Enveri ynë

1984 -- Duaje emrin tënd

1983 -- Apasionata

1982 -- Njeriu i mirë

1981 -- Në prag të lirisë

1979 -- Liri a vdekje

1978 -- Nusja dhe shtetrrethimi

1976 -- Dimri i fundit

1976 -- Tokë e përgjakur




Video Klipe Muzikore


Ku pushon orteku i borës – Valle Tropojane






Skenarist


"Macet në dëborë"
“Një ditë e mrekullueshme-Un Giorno Meraviglioso”

1981 -- Në prag të lirisë




Çmime e Tituj


23 Prill 1983

Kupën e Festivalit

për filmin “Njeriu i mirë” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur në Tiranë prej datës 19 deri në 23 prill 1983.



1983

Çmimin e Jurisë

për filmin “Njeriu i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Kajros




Lidheni me facebook
 

Ora

Programet per tv



Sponsori yne

button Beni leke ne web
eXTReMe Tracker

Ne Linje

Momentalisht kemi 869 mysafirë në linjë