Hosting per ju

exSonex Professional IT Solution

Video Search Shqiplive

Majlinda Kelmendi, Kampione e Botës në xhudo

Paris – Prej dates 22 deri në datën 25 Tetor u mbajt në Paris (Francë) Kampionati i 15-të Botëror i Xhudos për të Rinj. Në këtë Kampionat xhudistja shqiptare me origjinë nga Peja , Majlinda Kelmendi do të fitonte titullin Kampion i Botës në peshën 52 kg.

Kampionja e Botës Majlinda Kelmendi për fat të keq nuk do të garonte me ngjyrat e flamurit shqiptar por me ato të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos sepse nënshtetësinë shqiptare ajo e ka marrë vetëm këtë vit. Në finale ajo do të fitonte me surprizën e këtij Kampionati Shahar LEVY (ISR), pasi kishte mundur më parë në gjysëm-finale sportisten shumë të fortë japoneze Chiho KAGAYA.

Kelmendi vinte në këtë Kampionat Botëror pasi ishte shpallur Kampione e Europës në shtator të këtij viti në Kampionatin Europian për të Rinj të mbajtur në Erevan (Armeni).

Përveç sportistes Kelmendi në këtë kampionat morën pjese edhe dy sportiste shqiptare xhudistja Nora Gjakova (edhe kjo e fundit ka marrë pjesë nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos) dhe xhudistja Aurora Shkoza e cila do të ishte e vetmja sportiste që do të përfaqësonte Shqipërinë.

Të dyja këto sportiste do të garonin në peshën 57 kg por rezultatet e të dyjave ishin të dobta. Shkoza u ndesh me greken Tsolani Sofia ndërsa Gjakova argjentinasen Abi Cardozo.

Për Shkozën përballimi me sportistet greke është me të vërtetë i pafat sepse është e dyta here radhazi që ajo mundet në një turne ndërkombëtar nga sportistet e vendit fqinjë. Kështu në Lojrat e Mesdheut të zhvilluara në vitin 2009 në qytetin e Peskarës në Itali ajo nuk mundi dot të kualifikohej tej turit eliminator pasi u mund nga fituesja e turneut grekja Buokuvala Ioulietta.



Condividi
 

Ora

Programet per tv



Sponsori yne

button Beni leke ne web
eXTReMe Tracker

Ne Linje

Momentalisht kemi 982 mysafirë në linjë