Hosting per ju
Video kategori
Dokumentare, Filma per femije, Filma Shqiptare, Humor Shqip, Kurse webmaster, News & Politics, Sport, Teatri Shqiptar, Telenovela, Travel & Events, Videoklipe Shqiptare, Videoklipe te huaja
|
Los Anxhelos – Vdiq mbrëmë pas një sëmundje të rëndë aktori i mirënjohur amerikan Patrik Sueiz. Patrik ishte 57 vjeç dhe nuk arriti të fitonte betejen kundër një tumori në pankreas që mjekët i kishin diagnostikuar në mars të vitit 2008. Rolet për të cilat ishte i njohur në gjithë botën ishin roli e Xhoni Kastell në filmin “Kërcim Dashurie/Dirty Dancing” dhe roli i Sem Uit në filmin “Fantazma/Ghost”.
Patrik Sueiz kishte lindur në Hjuston,Teksas në 18 Gusht të vitit 1957. Nga nëna e tij, koreografe merr mësimet e para të baletit. Në vitin 1972 shkon në Nju Jork për të ndjekur një shkollë baleti dhe më pas punon në Broduej. Në vitin 1979 lëviz në drejtim të Los Anxhelosit për të filluar karrierën hollivudiane. Filmi i tij i parë do të jetë “Skatetown, USA” po në këtë vit. Do të vërehet nga kritika me filmin e regjisorit të mirënjohur Francis Ford Kopola “The Outsiders” në vitin 1983. Por filmi që do ti japë famën ndërkombëtare do të vijë vetëm në vitin 1987 me filmin “Kërcim Dashurie/Dirty Dancing” ku ai do të interpretonte rolin e Xhoni Kastell, aktorit kryesor të filmit. Më tej do të vazhdonin dhe shumë interpretime të tjera që do të rrisnin vlerën e tij si aktor. Këtu mund të përmendim filmin tjetër të mirënjohur “Fantazma/Ghost” , filmin “Point break”, filmin Black dog”, filmin “Donnie Darko” etj. Interpretimi i tij i fundit është në filmin serial televiziv “The beast” në rolin e Çarli Bejker që po transmetohet në vitin 2009 në televizionet amerikane.
Lidheni me facebook |
|
Programet per tv
Ne Linje
Momentalisht kemi 881 mysafirë në linjë
|