Hosting per ju
Video kategori
Dokumentare, Filma per femije, Filma Shqiptare, Humor Shqip, Kurse webmaster, News & Politics, Sport, Teatri Shqiptar, Telenovela, Travel & Events, Videoklipe Shqiptare, Videoklipe te huaja
|
Dje u zhvilluan ndeshjet e rradhës në grupet eliminatorë të vlefshme për Finalet e Kampionatit të XIX-të Botëror të Futbollit që do të luhet në Afrikën e Jugut nga data 11 Qershor deri në 11 Korrik të vitit 2010. Këto ishin dhe rezultatet e ditës së djeshme.
Grupi 1- Me një barazim historik u mbyll ndeshja midis ekipit tonë përfaqësues dhe atij të Danimarkës. Golin për miqtë e shënoi qendërsulmuesi i Arsenalit Bendtner në minutën e 40-të duke bërë të mundur që pjesa e parë të mbyllet 1-0 për Danimarkën. Me fillimin e pjesës së dytë në minutën e 50-të të ndeshjes sulmuesi ynë Bogdani sjell barazimin për ekipin tonë. Rezultati do të ngelet i pa ndryshuar megjithatë katër minutat shtesë të dhëna nga arbitri turk. Me këtë barazim ekipi ynë ngjitet në kuotën e 7-të pikëve në renditje.
Në ndeshjet e tjera të grupit u arritën këto rezultate : Maltë-Suedi=0-1 dhe Hungari-Portugali=0-1.
Pas këtyre ndeshjeve grupi kryesohet nga Danimarka me 18pikë, e ndjekur nga Suedia me 15 pikë ,në vendin e tretë renditen Hungaria me Portugalinë që kanë 13 pikë. Shqipëria renditet në vendin e pestë me 7 pikë dhe Malta në vendin e fundit me 1 pikë. Ndeshjet e radhës për ekipin tonë do të luhet në Suedi.
Grupi 2 – Në këtë grup rezultatet ishin këto: Letoni-Svicër=2-2 ; Izrael- Luksemburg =7-0 ; Moldavi -Greqi=1-1. Në këtë grup kryeson Svicera me 17 pikë e ndjekur nga Letonia dhe Greqia me 14pikë.
Grupi 3- Në këtë grup të dyja ndeshjet u mbyllën barazim Rep. Çeke – Rep. San Marino=7-0; Sllovenia-Polonia=3-0 dhe Irlanda e Veriut - Sllovakia=0-2. Në këtë grup kryeson Sllovakia më 19 pikë, në vendin e dytë Irlanda e Veriut dhe Sllovenia. me 14 pikë dhe në vend të tretë me 11 pikë Polonia.
Grupi 4- Në këtë grup rezultatet ishin këto: Gjermani-Azerbajxhan=4-0; Liehtenshtein -Finlanda=1-1 dhe Uells-Rusia=1-3; Liehtenshtein=3-0.
Në këtë grup kryeson Gjermania me 22 pikë,në vend të dytë Rusia me 21 pikë dhe në vend të tretë Finlanda me 14 pikë.
Grupi 5- Në këtë grup rezultatet ishin këto: Spanjë-Estoni =3-0, Armeni- Belgjik =2-1, Bosnjë-Turqi =1-1.
Në këtë grup kryeson Spanja me 24 pikë e kualifikuar tashmë për në finalet e Kampionatit Botëror,në vend të dytë Bosnja me 16 pikë dhe në vend të tretë Turqia me 12 pikë.
.
Grupi 6- Në këtë grup rezultatet ishin këto: Angli-Kroaci =5-1, Biellorusi-Ukrain=0-0 dhe Andorra-Khazakistan=1-3. Në këtë grup kryeson Anglia me 24 pikë pikë e kualifikuar tashmë për në finalet e Kampionatit Botëror,në vend të dytë Kroacia me 17 pikë dhe në vend të tretë Ukraina me 15 pikë.
Grupi 7- Në këtë grup rezultatet ishin këto: Ishujt Far Oer-Lituani=2-1; Rumani- Austri=1-1 dhe Sërbi-Francë=1-1.
Në këtë grup kryeson Sërbia me 19 pikë,në vend të dytë Franca me 15 pikë dhe në vend të tretë Austria me 11 pikë.
Grupi 8- Në këtë grup rezultatet ishin këto: Mal i Zi- Qipro =2-0, Itali- Bullgari=2-0.
Në këtë grup kryeson Italia me 20 pikë,në vend të dytë Irlanda me 16 pikë dhe në vend të tretë Bullgaria me 11 pikë.
Grupi 9- Në këtë grup rezultatet ishin këto: Island-Norvegji=1-1, Skoci-Maqedoni=2-0. Norvegji- Maqedoni=2-1 dhe Skoci- Holland=0-1
Në këtë grup kryeson Hollanda me 24 pikë i cili është dhe vendi i parë evropian i kualifikuar për në Kampionatin Botëror, në vend të dytë Skocia dhe Norvegjia me 10 pikë secila.
|
|
Programet per tv
Ne Linje
Momentalisht kemi 877 mysafirë në linjë
|