Hosting per ju


Video Search Shqiplive

Ndërron jetë prezentatori i famshëm Maik Bonxhiorno

Montekarlo - Sot në ora 11.30 ndërroi jetë në Montekarlo prezentatori i mirënjohur italo-amerikan Maik Bonxhiorno në moshën 85 vjeçare. Vdekja e tij erdhi si pasojë e një infarkti në zemër. Ndodhej për pushime në Montekarlo së bashku me gruan e tij. Maik Bonxhiorno cilësohet me të drejtë si një nga themeluesit e Televizionit në Itali. Ai ka ka qenë prezantuesi i të parit emision të drejtpërdrejtë që ka transmetuar Televizion Publik Italian (RAI) “Mbrritje dhe nisje/Arrivi e partenze” në vitin 1954. Më pas ai do të bëhej i njohur me lojrat e tij televizive “Leje ose dyfishoje/Lascia o radoppia”, “”Vëmë bast/Scommetiamo”, “Rreziko gjithçka/Rischiatutto” etj. Në vitin 1982 largohet nga Televizioni Public për të ndërtuar Televizionin e parë Privat në shkallë vendi në pronësi të Kryeministrit të sotëm Italian Silvio Berluskoni. Edhe në këtë televizion ai do të jetë shumë i suksesshëm me një sërë programesh e lojërash televisive si “Bis”, “ Superflash” , “Telemike”. Aktualisht prezentatori i njohu po punonte në televizionin satelitar Sky ,dhe pritej në sezonin e ri televiziv të paraqitej me një program të ri. Ai gjithashtu ka qenë prezantues në 11 Festivale të Këngës së lehtë Italiane (Festival di Sanremo). Maik Bonxhiorno kishte lindur në Nju Jork 85 vjet më parë nga një familje me origjinë italiane. Gjatë luftës së dytë botërore kthehet në Itali ku lufton në radhët e rezistencës kundër pushtuesit gjerman. Me mbarimin e luftës për një kohe të shkurtër kthehet në Amerikë dhe më pas vendoset përfundimisht në Itali ku fillon karrierën e tij të suksesshme në Televizion. Është nderuar me shumë medalje si për veprimtarinë e tij gjatë luftës por edhe për rolin e tij në jetën publike italiane. Fitues i disa çmimeve televizive.

 

Ora

Programet per tv



Sponsori yne

eXTReMe Tracker

Ne Linje

We have 175 guests online

Kerko